
Rusia ka hedhur akuza të rënda ndaj Ukrainës duke thënë se shet organe njerëzore në tregun e zi. Mediat e huaja raportojnë se “vendet e NATO-s” kishin rënë dakord me Kievin për “shpërndarjen” e organeve të trupit.
Zëdhënësja e Kremlinit Maria Zakharova, pohoi se Ukraina po merr organe njerëzore nga ushtarët e saj që janë vrarë në luftë dhe gjithashtu nga ata që janë gjallë, madje edhe nga fëmijët.
Zakharova tha gjithashtu se Ukraina ka klientë në vendet e BE-së dhe NATO-s që paguajnë për organet e fëmijëve, rreth 21,000 paund për zemrat dhe për veshkat 11,000 paund. Akuzat e Zakharovës nuk janë komentuar ende nga Kievi.
Lini një Përgjigje