TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Gusht 2023, 18:16

Shpërthim i fuqishëm në Turqi, 10 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim i fuqishëm në Turqi, 10 persona të plagosur

Dhjetë persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi që ndodhi ditën e sotme në provincën e Kocaelit në Turqinë perëndimore.

Mediat e huaja raportojnë se shpërthimi ka ndodhur pranë një magazine drithi në portin e Derinzës.

Deri më tani nuk janë zbardhur shkaqet e shpërthimit pranë kapanoneve të Organizatës Turke të Drithërave (TMO).

Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në orën 14:40, ndërsa policia po vijon hetimet.

Guvernatori i provincës, Sedar Yavuz, njoftoi fillimin e një hetimi për shkaqet e shpërthimit.

shperthim turqi te plagosur

Lini një Përgjigje