TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Gusht 2023, 16:41

Serbia kërcënon Ukrainën: Do t’i shkaktonte vetes një dëm të madh duke njohur Kosovën!

Shkruar nga Pamfleti
Serbia kërcënon Ukrainën: Do t’i shkaktonte vetes një
Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia po i përcjell “me kujdes” qëndrimet e Ukrainës për çështjen e Kosovës dhe se me njohjen e pavarësisë, “Kievi do të dëmtonte veten”.

Lidhur me deklaratën e analistit Edward Joseph, i cili tha se me nënshkrimin e letrës dërguar BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Ukraina është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, Daçiç u shpreh se në këtë mënyrë, Ukraina do të shkelte parimin e mbrojtjes së integritetit territorial.

“Me njohjen e Kosovës, Ukraina do t’i bënte vetes një dëm të madh, sepse do të shkelte parimin e mbrojtjes së integritetit territorial të shteteve. Ne do t’i monitorojmë me kujdes pikëpamjet e tyre për këtë çështje”, theksoi ai.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Merezhko, është një nga nënshkruesit e letrës drejtuar BE-së dhe SHBA-së, në të cilën kërkohet që të “mbajnë një qëndrim më kritik ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç”, për të cilin Joseph tha se nënshkrimi i tij ishte më i rëndësishmi.

Lini një Përgjigje