Analisti i shquar politik turk, Yavuz Baydar në një intervistë për CNN.GR ka foluar për marrëdhëniet SHBA-Tuqi në dritën e kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe efektet e mundshme në bashkëpunimin e dy vendeve.
Baydar thekson se Trump dhe Erdogan kanë zhvilluar një dinamikë të veçantë në marrëdhëniet e tyre, pasi të dy janë figura autoritare me një qasje transaksionale.
Siç thotë zoti Baydar gjatë mandatit të parë të Trump, të dy liderët patën komunikim të drejtpërdrejtë, duke injoruar institucionet tradicionale dhe mekanizmat e kontrollit, dhe ai beson se Erdogan e sheh fitoren e Trumpit shumë pozitivisht, duke pasur parasysh se marrëdhëniet e tij me presidentët e mëparshëm demokratë, si Obama dhe Biden ishin mjaft të tensionuara.
Sipas zotit Baydar, Erdogan ka tre synime kryesore:
-Anulimi i çështjeve ligjore në lidhje me Halkbank dhe çështje të tjera.
-Heqja e sanksioneve të CAATSA dhe rikthimi në tregun e F-35.
-Rritja e ndihmës amerikane për rimëkëmbjen e ekonomisë turke.
Baidar mendon se çështje të tilla si mbështetja e SHBA për kurdët sirianë dhe prania e vazhdueshme ushtarake e SHBA në Siri dhe Irak do të mbeten pika fërkimi.
“Ata patën momentet e tyre negative (kujtoni rastin e pastorit Branson që mbahej peng në Turqi), por nuk dëmtuan një marrëdhënie të qëndrueshme të bazuar në respektin reciprok. Ata e shohin njëri-tjetrin si shoqërues të dobishëm udhëtimi”, thekson ai.
Lini një Përgjigje