TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Korrik 2023, 13:23

Rebelimi i Wagner, Putin siguron liderët botërore: Pushteti jonë mbetet i palëkundur!

Shkruar nga Pamfleti
Rebelimi i Wagner, Putin siguron liderët botërore: Pushteti jonë
Vladimir Putin

Udhëheqësi kinez Xi Jimping, presidenti iranian Ebrahim Raisi si edhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar sot një samit online.

Kjo është hera e parë që Putini është shfaqur në skenën botërore në një samit ndërkombëtar që nga rebelimi i armatosur i grupit të Wagner.

Në fjalën e tij Putini u shpreh se solidariteti dhe përgjegjësia u demonstrua nga qarqet politike ruse duke dalë si një front bashkuar kundër tentativës për rebelim të armatosur. 

"Solidariteti dhe përgjegjësia e lartë për fatin e atdheut u demonstrua nga qarqet politike ruse dhe e gjithë shoqëria duke dalë si një front bashkuar kundër tentativës për rebelim të armatosur. Do të doja të përfitoj nga ky rast për të falënderuar kolegët e mi nga vendet (SCO) që kanë shprehur mbështetje për veprimet e udhëheqjes ruse”, tha Biden.

putin wagner pushtet lidera

Lini një Përgjigje