TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Korrik 2023, 12:10

Stoltenberg i "mbylli derën", Zelensky thirrje Bidenit: Na ftoni në NATO, anëtarësimi pas luftës!

Shkruar nga Pamfleti

Stoltenberg i "mbylli derën", Zelensky thirrje Bidenit: Na ftoni

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje presidentit amerikan Joe Biden që ta ftojë Ukrainën në NATO “tani” edhe nëse anëtarësimi nuk mund të ndodhë deri pas përfundimit të luftës.

Bideni është personi “vendimarrës” për pranimin ose jo të Ukrainës në NATO, u shpreh Zelensky për CNN.

“Ai mbështet të ardhmen tonë në NATO, por një ftesë tani në këto momente do të ishte një motivues i madh për ushtarët tanë”, u shpreh Zelensky.

Aleanca zhvillon samitin e radhës në Lituani në datat 11 dhe 12 korrik, e liderët e saj atje pritet edhe të diskutojnë anëtarësimin e Ukrainës. “Është shumë e rëndësishme për ne të ndihemi se jemi vërtet të rrethuar nga aleatët”, tha Zelensky, ndërsa shtoi se e kupton fare mirë që Ukraina “nuk do të jetë kurrë në NATO përpara përfundimit të luftës”.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve territoriale është “një faktor kyc në përcaktimin nëse një shtet do të ftohet për t'iu bashkuar aleancës.” Ne këtë e kuptojmë shumë mirë, ishte komenti i Zelenskyt. “Por ky sinjal është me të vërtetë shumë i rëndësishëm. Dhe varet nga vendimi i Bidenit”, shtoi ai.

Në të njëjtën intervistë, presidenti ukrainas theksoi se përgjigja e Vladimir Putinit ndaj rebelimit të armatosur të Wagner ishte “e dobët” dhe se e gjithë kjo tregoi se presidenti rus po e humbet kontrollin mbi popullin e tij.

 

nato biden zelensky

Lini një Përgjigje