TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Mars 2026, 08:09

Raketat iraniane trondisin Tel Avivin, dëme të mëdha dhe disa të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Raketat iraniane trondisin Tel Avivin, dëme të mëdha dhe disa
Pamje nga sulmi

Një sulm me raketa i lëshuar nga Irani ka goditur Tel Avivin në orët e para të mëngjesit të së martës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të qytetit dhe duke lënë të plagosur disa persona.

Sipas shërbimit izraelit të emergjencave, Magen David Adom, janë identifikuar të paktën katër pika goditjeje, ndërsa deri tani raportohen disa të plagosur, me lëndime të lehta. Në terren janë angazhuar ekipe kërkim-shpëtimi dhe ekspertë për çmontimin e eksplozivëve, ndërsa policia konfirmon se operacionet vijojnë në disa zona të prekura.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë ndërtesa të dëmtuara rëndë, me fasada të shkatërruara dhe mbeturina të shpërndara në rrugë, ndërsa makina të përfshira nga flakët kanë shtuar panikun në zonat urbane.

Raketat iraniane trondisin Tel Avivin, dëme të mëdha dhe disa

Ushtria izraelite paralajmëroi më herët për lëshimin e raketave nga Irani dhe konfirmoi se sulmet përfshinë disa objektiva në Izraelin qendror, ndërsa raportime të tjera flasin për tre valë raketash të lëshuara gjatë mëngjesit.

Dëme janë raportuar edhe në zona të tjera si Rosh HaAyin, ku fragmente raketash kanë rënë duke shkaktuar dëmtime të lehta, por pa viktima. Autoritetet vijojnë vlerësimin e situatës, ndërsa mbetet e paqartë shkalla e plotë e dëmeve dhe pasojave të këtij sulmi.

Lini një Përgjigje