Isaac Herzog u dërgua në bunker pasi një raketë goditi pranë tij në qytetin Kiryat Shmona, shpesh objektiv i sulmeve të Hezbollahut
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ndërpreu vizitën e tij në veri të vendit dhe u strehua në një bunker pasi një raketë goditi pranë zonës ku ai ndodhej.
Ngjarja ndodhi në qytetin Kiryat Shmona, i cili është shpesh objektiv i sulmeve me raketa nga Hezbollahu. Sipas raportimeve, incidenti ndodhi menjëherë pas përfundimit të fjalimit të presidentit.
Gjatë fjalës së tij, Herzog deklaroi se Izraeli nuk mund të rikthehet në armëpushimin e vitit të kaluar dhe theksoi nevojën për të siguruar “thellësi strategjike brenda territorit të Libanit”.
Pamjet e publikuara nga Al Jazeera tregojnë momentin e rënies së raketës dhe reagimin e personave të pranishëm, të cilët nxituan të strehohen. Në video shfaqen gjithashtu pamje nga brenda bunker-it, ku u strehuan presidenti izraelit, ekipi i tij i sigurisë dhe gazetarët.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje