
Sipas raportimeve nga mediat vendase, Rusia ka zhvilluar ditën e sotme stërvitje emergjente mbarëkombëtare, duke u përgatitur për skenarin e një konflikti bërthamor...
Ngecja e luftimeve në Ukrainë duket se po e dërgon presidenti rus, Vladimir Putin të ndërmarrë hapat ekstrem që e gjithë bota i druhej që prej nisjes së konfliktit, përdorimit të armëve bërthamore.
Sipas raportimeve nga mediat vendase, Rusia ka zhvilluar ditën e sotme stërvitje emergjente mbarëkombëtare, duke u përgatitur për skenarin e një konflikti bërthamor.
Sirenat u dëgjuan në të gjithë Rusinë dhe stacionet televizive transmetuan paralajmërime si pjesë e stërvitjeve mbarëkombëtare të emergjencës që po mbahen sot.
Në kuadër të stërvitjeve, televizionet transmetojnë një njoftim ku thuhej: "Kujdes të gjithëve! Gatishmëria e sistemit të paralajmërimit publik po testohet! Ju lutemi qëndroni të qetë!"
Stërvitja, që synon testimin e gatishmërisë së reaguesve të urgjencës të vendit, pason sulmet me dron të Ukrainës në Moskë dhe qytete të tjera.
Mediat ruse thanë se historia e stërvitjes ishte rreth rrezikut në rritje të një konflikti midis fuqive bërthamore - duke i bërë jehonë paralajmërimeve të Kremlinit se mbështetja perëndimore për Ukrainën ka rritur kërcënimin e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.
Stërvitja simuloi përgjigjen ndaj një situate sulmi bërthamor në të cilën 70% e banesave dhe e gjithë infrastrukturës jetike janë shkatërruar, zona të gjera të kontaminuara nga rrezatimet radioaktive dhe një mobilizim i përgjithshëm i shpallur.
Testime të tilla duket se janë një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj Perëndimit, i cili ka marrë shumë terren në konfliktin në Ukrainë duke u përfshirë në çdo aspekt.
Lini një Përgjigje