
Ministria e Brendshme në Turqi ka njoftuar se terroristi i dytë që ka kryer sulmin terrorist para ministrisë u identifikua si Özkan Şahin, anëtari i organizatës terroriste PKK/KCK, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga ministria rikujtohet se përpjekja për sulm ditën e diel më 1 tetor nga 2 terroristë ndaj Ministrisë së Brendshme u parandalua si rezultat i kundërpërgjigjes së menjëhershme të policëve heronj dhe se terroristët u neutralizuan, raporton AA.
Si rezultat i hetimeve të kryera më parë dhe të analizave të ADN-së, u përcaktua se njëri prej terroristëve ishte anëtari i organizatës terroriste Hasan Oğuz me emrin e koduar “Kanivar Erdal”, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se është përcaktuar se edhe terroristi i dytë është identifikuar se është anëtari i organizatës terroriste PKK/KCK, Özkan Şahin.
“Hetimi i nisur nga njësitë tona të sigurisë vazhdon. Lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me këmbëngulje dhe vendosmëri deri në neutralizimin e terroristit të fundit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Një shpërthim dhe një sulm me armë ndodhi të dielën (1 tetor) pranë godinës së Ministrisë së Brendshme turke në Ankara. Gjatë sulmit terrorist mbetën të vdekur dy nga agresorët dhe dy agjentë të policisë.
Lini një Përgjigje