TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shtator 2023, 20:36

“Putin i frikësohet humbjes së Krimesë”, ish-ambasadori i SHBA-së në Rusi: Ne mund ta sfidojmë dhe dëbojmë despotin rus

Shkruar nga Pamfleti

“Putin i frikësohet humbjes së Krimesë”,

Ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, beson se presidenti rus Vladimir Putin ka shumë frikë nga humbja e Krimesë.

Duke folur në kanalin ukrainas "Espresso TV" ish-ambasadori tha: “Putini i frikësohet transferimit të luftës në Krime, në vendin tuaj, jo të tijin. Kjo është ajo që ai ka më shumë frikë, sepse kjo do të minonte legjitimitetin e luftës së tij në Rusi".

McFaul shtoi se paaftësia e Putinit për të mbajtur Krimenë do të ishte një "pasojë kërcënuese për regjimin e tij".

Duke iu referuar pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në samitin e BRICS në vend të Putinit, ish-ambasadori tha se kjo ishte provë e frikës së Putin për t'u paraqitur para Gjykatës Penale Ndërkombëtare në rast arrestimi.

putin shba

Lini një Përgjigje