TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shtator 2023, 19:32

BE “shuplakë” Elon Musk-ut: Politikat e reja të Twitter, ndihmuan në përhapjen e propagandës ruse

Shkruar nga Pamfleti

BE “shuplakë” Elon Musk-ut: Politikat e reja të Twitter,

Një studim i Komisionit Evropian ka arritur në përfundimin se politikat e reja të Elon Musk në Twitter nuk arritën të ndalojnë propagandën ruse.

Në raportin e tij, organi qeverisës i Bashkimit Evropian tha se pavarësisht angazhimeve për të ndërmarrë veprime kundër propagandës ruse nga kompanitë e mediave sociale, përhapja e dezinformatave në platforma të tilla lulëzoi. Madje në platformën X, dikur e quajtur Twitter, dezinformatat ruse u rritën, thanë ata.

"Gjatë vitit 2022, audienca dhe shtrirja e llogarive të mediave sociale të lidhura me Kremlinin u rrit ndjeshëm në të gjithë Evropën . Analiza paraprake sugjeron se shtrirja dhe ndikimi i llogarive të mbështetura nga Kremlini është rritur më tej në gjysmën e parë të 2023, i nxitur veçanërisht nga çmontimi i standardeve të sigurisë së Twitter", thuhet në raport.

Më 25 gusht, BE publikoi rregulla të reja dixhitale për platformat më të mëdha të mediave sociale - Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA).

DSA është krijuar për t'i mbajtur përdoruesit të sigurt në internet dhe për të ndaluar përhapjen e përmbajtjes së dëmshme dhe platformat që bien nën rregullat e reja përfshijnë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, LinkedIn, Snapchat dhe X.

Në raportin e tij, Komisioni Evropian doli në përfundimin se nëse DSA do të ishte funksionale para muajit të kaluar, kompanitë e mediave sociale, përfshirë X, do të kishin shkelur detyrat e tyre ligjore.

be twitter elon musk

Lini një Përgjigje