TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shtator 2023, 16:04

Medvedev sulmon Perëndimin: Biden, Scholz, Macron dhe Meloni janë bashkëpunëtorë të nazistëve

Shkruar nga Pamfleti
Medvedev sulmon Perëndimin: Biden, Scholz, Macron dhe Meloni janë
Dmitri Medvedev

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit shkroi sot Telegram, Dmitri Medvedev, se Presidenti amerikan Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti framcez Emmanuel Macron dhe Kryeministrja Giorgia Meloni janë disa nga liderët botërorë bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të nazistëve

“Presidenti amerikan Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja Giorgia Meloni janë disa nga liderët botërorë bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të nazistëve”, shkroi Medvedev.
 Ai gjithashtu shkroi se udhëheqësit e Ukrainës Banderiane po diskutojnë nevojën për të vendosur para drejtësisë rusët, i cili iu referua nacionalistit ukrainas Stepan Bandera.

"Udhëheqësit e Ukrainës Banderiane po flasin gjithnjë e më shumë për nevojën për të 'sjellur të gjithë rusët para drejtësisë’, është e qartë se me 'rusët' nënkuptojnë të gjithë popullsinë e vendit tonë, pavarësisht nga kombësia. Kjo ka ndodhur diku më parë, apo jo?", shkroi Medvedev.

Nga ana tjetër Rusia pretendon se ka shkatërruar tre drone ukrainas që synonin një urë në Krime.

Ndërsa Administrata Biden do të dërgojë për herë të parë municione që përmbajnë uranium të varfëruar në Kiev, deri tani të dërguara vetëm nga Londra. 

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters, pas zbulimit të një dokumenti dhe ka marrë konfirmimin nga dy drejtues të SHBA. 

 

dmitri medvedev shba biden meloni

Lini një Përgjigje