TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shtator 2023, 08:07

Pas vdekjes së Prigozhin, Putin vizitë ‘surprizë’ në vendlindjen e prindërve të tij

Shkruar nga Pamfleti
Pas vdekjes së Prigozhin, Putin vizitë ‘surprizë’
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi këtë mbrëmje Turginovo, fshatin në rajonin qendror Tver, prejardhja e familjes së tij.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan agjencia Tass.

Prindërit e tij u pagëzuan në kishën e Turginovos në vitin 1911. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet Putin duke zbritur nga makina e tij dhe duke ndaluar për të folur me njerëzit.

Këto video janë postuar në kanalet Telegram dhe llogaritë e mediave sociale, ku dyshohet se janë xhiruar pranë fshatit Turginovo, rrethi Kalininsky, rajoni Tver. 

Peskov është pyetur nëse presidenti kishte bërë një udhëtim në rajon, por ai e ka konfirmuar këtë gjë duke u përgjigjur “Po”.

"Po, ashtu është. Pas vizitës në Senezh, Putin vendosi të shkojë në fshatin nga vjen familja e tij. Ne do të publikojmë informacione dhe pamje me video në ditët në vijim", tha Peskov.

 vladimir putin 

Lini një Përgjigje