TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shkurt 2025, 12:37

Putin dhe Trump bëhen 'miq për kokë', Rusia i ofron ‘mineralet e rralla’ SHBA-së!

Shkruar nga Pamfleti

Putin dhe Trump bëhen 'miq për kokë', Rusia i ofron

Putin tha se marrëveshjet e mundshme për eksplorimin e metaleve të rralla të tokës mund të shtrihen edhe në depozitat në territorin në Ukrainën lindore që Rusia pushtoi pas tre vjet aksioni ushtarak.

Deklaratat e presidentit Donald Trump ditën e djeshme gjatë takimit me homologun francez Emmanuel Macron, duket se i kanë lënë një shije të mirë despotit rus.

Duke parë kërkesat e SHBA-së ndaj Ukrainës, presidenti Rus, Vladimir Putin ofroi shitjen e mineraleve të tokave të rralla të Rusisë për kompanitë amerikane, duke përfshirë ato në Ukrainën e pushtuar nga Rusia.

Ne jemi gati të punojmë me partnerët tanë, përfshirë amerikanët. Ne padyshim kemi, dua të theksoj, shumë më shumë burime të këtij lloji sesa Ukraina”, tha Putin, duke shtuar se Rusia mund të rifillojë shitjen e aluminit në SHBA.

Putin tha se marrëveshjet e mundshme për eksplorimin e metaleve të rralla të tokës mund të shtrihen edhe në depozitat në territorin në Ukrainën lindore që Rusia pushtoi pas tre vjet aksioni ushtarak.

Më herët të hënën, Trump u tha gazetarëve në Uashington se "transaksionet kryesore të zhvillimit ekonomik me Rusinë" do të ndodhin.

Brenda dy orëve nga deklarata e presidentit amerikan, Putin kryesoi një takim të paparalajmëruar me ministrat dhe këshilltarët e tij ekonomikë për metalet e rralla të tokës.

Rusia ka rezervat e pesta më të mëdha në botë të metaleve të rralla, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, pas Kinës, Brazilit, Indisë dhe Australisë.

Kujtojmë se Trump i ka kërkuar Volodymyr Zelenskyt që të nënshkruajë një marrëveshje që i kalon shfrytëzimin e tokave të rralla ukrainase, SHBA-së, në këmbim të ndihmës dhe garancisë së paqes me Rusinë.

Zelensky, ka refuzuar ta bëjë në gjë të tillë, por ka propozuar shfrytëzimin e tyre për një periudhë kohore të caktuar në bashkëpronësi me Ukrainën, gjë që është refuzuar deri më tani nga Trump./Përshtati "Pamfleti" nga "The Guardian" 

Lini një Përgjigje