TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shkurt 2025, 10:25

E rëndë në Itali! 22-vjeçari vret nënën me thikë dhe më pas i vë flakën shtëpisë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Itali! 22-vjeçari vret nënën me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në një fshat të Vernios në Itali, ku një 22-vjeçar shurdhmemec vrau me thikë nënën e tij dhe më pas i vuri flakën shtëpisë.

Në vendngjarje ishin zjarrfikësit, karabinierët, kryeprokurori i Prato Luca Tescaroli dhe prokurorja publike në detyrë Laura Canovai, teksa po punojnë për zbardhjen e këtij krimi.

Hetuesit po punojnë për të konstatuar çdo element që qëndron pas dramës familjare, për të përcaktuar me siguri përgjegjësitë dhe dinamikën. Ndërkohë, hetimet shkencore janë duke u zhvilluar.

Lini një Përgjigje