TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shkurt 2024, 22:00

Punësonte shqiptarët dhe gruaja ishte nga Elbasani, biznesmeni grek ortak me 56-vjeçarin nga Berati i vrarë në Athinë; dyshohet për larje hesapesh

Shkruar nga Pamfleti

Punësonte shqiptarët dhe gruaja ishte nga Elbasani, biznesmeni grek

Biznesmeni Kristos Jalia, i cili u vra sot në Greqi rezulton bashkëpunëtor i shqiptarit Thimi Droboniku alis Thimi Prifti, 56 vjec, nga Berati, i ekzekutuar me armë në “Palio Faliro” të Athinës në 31 nëntor 2023 nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se biznesmeni i ekzekutuar sot furnizonte me cigare Drobonikun. Ky i fundit ka precedentë penalë në Greqi për kontrabandë cigaresh dhe çështje droge.

Policia dyshon se dy vrasjet mund te lidhen me njëra tjetrën. Përpos kësaj, biznesmeni i ekzekutuar sot, rezulton të ketë të punësuar shumë shqiptarë, madje edhe rojet e tij ishin shqiptarë. Gruaja e tij, po shqiptare, është ekzekutuar disa vite më parë.

Dyshohet se vrasjet po ndodhin për kontrabandën e cigareve, sic po ndodhin vitet e fundit vrasjet e eksponentëve kryesorë të mafies greke, për të njëjtin motiv. Pas këtyre vrasjeve janë zbuluar autorë nga Europa Lindore dhe Shqipëria.

Biznesmeni grek e furnizonte Drobonikun me cigare përmes një kushërirës së tij, një grekeje. Më pas, Dobroniku nga Berati i shiste ato. Biznesmeni i vrarë kishte të punësuar 4000 punëtorë. Në fakt greku sillte dhe kontejnerë nga Amerika Latine po s’ka ndonjë indicje për kokainë.

kristos jalia greqi vrasja e biznesmenit

Lini një Përgjigje