TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shkurt 2024, 18:47

Bisedimet për armëpushim në Gaza, Blinken takohet me Netanyahun dhe presidentin palestinez

Shkruar nga Pamfleti

Bisedimet për armëpushim në Gaza, Blinken takohet me Netanyahun

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pas takimit me kyreministrin Izraelit Benjamin Netanyahu, është takuar me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Qëllimi i këtij takimi është arritja e një marrëveshje për të nxitur një armëpushim në Rripin e Gazës.

“Blinken u takua me Abbasin pas mbërritjes së tij në Ramallah”, tha një zyrtar amerikan.

Më herët Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog.

SHBA, Katari dhe Egjipti, ndërmjetësit kryesorë midis Hamasit dhe Izraelit, konfirmuan se kanë marrë një përgjigje nga grupi palestinez ndaj një marrëveshjeje kornizë për një armëpushim dhe shkëmbim pengjesh me Izraelin.

Hamasi ka propozuar një plan me 3 faza për një armëpushim në Gaza që përfshin një pauzë 135-ditore në luftime në këmbim të lirimit të pengjeve.

Lufta izraelite në enklavën palestineze filloi pas një sulmi të 7 tetorit nga Hamasi, në të cilin rreth 1200 njerëz janë vrarë dhe rreth 240 persona u morën peng.

Mbi 100 pengje u liruan gjatë një armëpushimi në nëntor në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë.

Sulmet e Izraelit kanë vrarë më shumë se 27,000 palestinezë dhe rreth 85% e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës janë zhvendosur, sipas OKB-së. 

antony blinken izrael hamas gaza

Lini një Përgjigje