
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Antonio Guterres paralajmëroi për pasojat e pallogaritshme rajonale të një sulmi të mundshëm tokësor izraelit në Rafah.
Kjo pasi qindra mijëra palestinezë të zhvendosur për shkak të luftës janë grumbulluar në Rripin jugor të Gazës, në kufirin me Egjiptin.
“Një veprim i tillë do të rriste në mënyrë eksponenciale atë që tashmë është një makth humanitar, me pasoja të pallogaritshme rajonale”, i tha Guterres Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ai bëri sërish thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite që mbahen në Gaza.
Shefi i OKB-së përsëriti thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe lirim të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve.
Ai shtoi se situata në Gaza është një plagë e acaruar në ndërgjegjen kolektive që kërcënon të gjithë rajonin.
“Asgjë nuk i justifikon sulmet e tmerrshme terroriste të nisura nga Hamasi kundër Izraelit më 7 tetor. Nuk ka asnjë justifikim për ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez.
Megjithatë, operacionet ushtarake izraelite kanë rezultuar në shkatërrim dhe vdekje në Gaza në një shkallë dhe shpejtësi pa paralele që kur u bëra Sekretar i Përgjithshëm”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje