TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Prill 2023, 15:22

Publikoi dokumentet sekrete të Pentagonit, 21-vjeçari del sot para gjykatës federale; rrezikon 25 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Publikoi dokumentet sekrete të Pentagonit, 21-vjeçari del sot para

Anëtari i Gardës Ajrore të Massachusetts 21-vjeçari, Jack Teixeira i cili akuzohet se nxori sekretet ushtarake dhe mbajtjen e një arsenali armësh në dhomën e tij të gjumit do të dalë sot në gjykatën federale për të marrë dënimin e tij.

Jack Teixeira u arrestua nga FBI dy javë më parë në shtëpinë e tij në Massachusetts dhe u akuzua për shkelje të aktit të spiunazhit dhe tani rrezikon deri në 25 vite burg.

Prokurorët thonë se 21-vjeçari zbuloi dokumente të klasifikuara, duke përfshirë disa që lidhen me lëvizjet e trupave në luftën në Ukrainë, te një grup lojtarësh në aplikacionin e mesazheve Discord.

Ai është planifikuar të paraqitet në një gjykatë të qarkut amerikan në Massachusetts këtë pasdite për seancën e tij të paraburgimit.

"I pandehuri paraqet padyshim një rrezik për SHBA-në në përgjithësi bazuar në aftësinë e tij për të shkaktuar rrezik jashtëzakonisht të rëndë për sigurinë kombëtare të SHBA. Megjithatë, ka gjithashtu prova që sugjerojnë se i pandehuri mund të përbëjë gjithashtu një rrezik fizik për komunitetin", thuhet në një mocion të paraqitur nga zyra e prokurores amerikane Rachael Rollins.

Ndërkohë që Avokatët e Teixeira nuk kanë komentuar mbi çështjen dhe pritet të argumentojnë sot se pse ai nuk duhet të dënohet.

dokumentet pentagoni 25 vite burg

Lini një Përgjigje