Sa i sëmurë është realisht Recep Tayyip Erdogan?
Presidenti turk është në mes të fushatës zgjedhore dhe duhet të shqetësohet për rizgjedhjen e tij pas dy javësh.
Vetëm se tani ai ka edhe probleme shëndetësore!
Gazeta gjermani Blid shkruan se të martën vonë në mbrëmje, Erdoganit iu desh të ndërpriste një intervistë të drejtpërdrejtë në televizion. Paraqitjet e mëtejshme në fushatë janë anuluar!
“Sot do të pushoj në shtëpi me këshillën e mjekëve tanë,” shkroi Erdogan në Twitter.
Në orën 20:47, një degë amerikane e televizionit shtetëror kinez CGTN postoi në papritur në Twitter se Erdogan kishte pësuar një atak në zemër dhe se gjendja e tij ishte kritike.
“Presidenti turk Erdogan pësoi një atak në zemër sot dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike në spital. Gruaja dhe familjarët e tij janë kërkuar të vijnë në spital”.
Se nga erdhi ky informacion, mbetet e paqartë!
Një përgënjeshtrim erdhi menjëherë nga qeveria turke, gjithashtu edhe nga Qendra për Luftën kundër Dezinformimit.
“Pretendimet e qarkulluara në disa media sociale se presidenti Erdogan ka pësuar atak në zemër dhe është shtruar në spital nuk janë të vërtetë,” thuhet në njoftim.
Zëdhënësi i qeverisë turke, Fahrettin Altun gjithashtu e mohoi qartë raportin.
“Ne hedhim poshtë kategorikisht pretendime të tilla të pabazuara për shëndetin e presidentit. Presidenti do të marrë pjesë nesër në hapjen e termocentralit bërthamor përmes një video-konference”.
Transmetuesi kinez e ka fshirë postimin e tij në Twitter.
Por lufta e nervave për gjendjen shëndetësore të Erdoganit duket se është në lulëzim të plotë.
Lini një Përgjigje