
Një autokolonë misterioze prej katër automjetesh ka kaluar mbi lumin e ngrirë Ob në mesnatën e 16 shkurtit.
Në videon e publikuar nga një media e pavarur ruse, shihet kolona duke lëvizur në të vetmen rrugë që lidh Labitnangi (qyteti më i afërt me koloninë penale “Ujku Polar”, ku Alexei Navalny kreu një dënim) për në Salekhard, në Siberinë veriore, i cili ndodhet rreth 50 km larg burgut.
Dyshimet janë se këto mund të jenë pamjet e transportimit të trupit të Navalny-t.
Vendndodhja e saktë e trupit të Navalny dhe gjendja e tij kanë qenë objekt spekulimesh gjatë 3 ditëve të fundit.
Ndonëse familja e liderit opozitar rus ka kërkuar vazhdimisht që t’i dorëzohet trupi i tij i pajetë, ata janë përballur me refuzime të vazhdueshme nga autoritetet, të cilët në këtë mënyrë po përpiqen të “mbulojnë gjurmët” sipas bashkëpunëtorëve të Navalny-t.
Në informacionet e fundit të nxjerra në dritë dje nga ‘Novaya’ thuhet se trupi i Alexei Navalny ndodhet në Spitalin Rajonal Salekhard. Deri të shtunën, mbi trupin e disidentit nuk ishte kryer autopsi, raportojnë mediat e pavarura.
Më shumë se 400 persona janë arrestuar që nga e premtja në 30 qytete ruse në ngjarjet e mbajtura në kujtim të Navalny. Demonstrata janë zhvilluar edhe në shumë vende, para ambasadave ruse.
Three days after the announcement of Alexei Navalny’s death in the Arctic prison, his family still can’t claim or even see his body.
— Mediazona English (@mediazona_en) February 18, 2024
We discovered live cam footage of a midnight convoy possibly transporting Navalny’s body over the ice river crossinghttps://t.co/XqjCEKyP56 pic.twitter.com/fM9FClFgXK
Lini një Përgjigje