TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2024, 07:23

Horror në Greqi/ 46-vjeçari masakron babain me sharrë dhe merr policinë në telefon: Hajdeni se e vrava!

Shkruar nga Pamfleti

Horror në Greqi/ 46-vjeçari masakron babain me sharrë dhe merr

Një ngjarje shumë e rëndë dhe shokuese ka ndodhur në Greqi ditën e djeshme.

Mediat greke bëjnë me dije se një 46-vjeçar i ka prerë kokën dhe duart babait të tij, 77-vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë, djali ka marrë në telefon policinë dhe e ka vënë në dijeni për krimin e rëndë që kishte kryer. “Hajdeni se e vrava”, u ka thënë 46-vjeçari autoriteteve.

Pasi shkuan në vendngjarje, policia bëri arrestimin e tij, ndërsa para hetuesve deklaroi se kishte pasur konflikte me babain e tij.

Sipas mediave greke, djali fillimisht vrau dhe më pas copëtoi të atin.

Nga raportimi rezulton se autori vuan nga probleme psikologjike. Ekzaminimi mjeko-ligjor pritet të zbardhë rastin.

greqi vrasje

Lini një Përgjigje