TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shtator 2025, 18:53

“Prova të rreme”/ Shërbimi Sekret britanik fut në paranoja Starmer-in, kryeministri urdhëron hetim urgjent

Shkruar nga Pamfleti

“Prova të rreme”/ Shërbimi Sekret britanik fut në

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka urdhëruar një hetim ndaj shërbimit Sekret Britanik, pas zbulimeve se agjencia ka dhënë prova të rreme në tre çështje të ndryshme gjyqësore

BBC shkruan se çështja ka të bëjë me një informator sekret, të njohur si “X”, i cili dyshohet se kishte marrëdhënie me qarqe të ekstremit të djathtë dhe abuzoi me partneren e tij.

MI5 pretendoi se ndiqte një politikë “As Konfirmo, As Moho”, pa konfirmuar ose mohuar statusin e agjentit.

Megjithatë, u zbulua se një zyrtar i lartë në agjenci i kishte pranuar një gazetari se “X” ishte agjent, një fakt që bie ndesh me deklaratat e dhëna në gjykatë.

Gjykata Supreme vendosi që dy hetimet që ishin kryer njëri i brendshëm dhe tjetri i pavarur kishin të meta serioze dhe nuk siguruan një sqarim të plotë.

Prandaj, u vendos të kryhej një hetim i ri, i pavarur, nën mbikëqyrjen e Komisionerit të Pushteteve Hetuese. MI5 dhe Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, të cilët kishin dëshmuar në gjykatë, pranuan gabimet e tyre dhe kërkuan falje, ndërsa mundësia e përgjegjësisë penale për oficerët e shërbimit mbetet e hapur, varësisht nga gjetjet e procedurës së re.

Rasti ka ngritur pyetje serioze në lidhje me besueshmërinë e shërbimeve britanike të sigurisë.

Lini një Përgjigje