
Tre deputetë opozitarë të Parlamentit të Serbisë, Miroslav Aleksiç, Aleksandër Jovanoviç Cuta dhe Danijela Nestoroviç, janë pritur me sharje dhe ofendime nga protestuesit serbë në Zveçan. Ata u shanë dhe u akuzuan nga mbështetës të Listës Serbe, për lidhje të forta me Vuçiçin.
Jovanoviç, kryetari i Lëvizjes Kryengritja Ekologjike, gjatë fjalës së tij tha se vizita u bë për t’i mbështetur personalisht qytetarët serbë dhe shprehu shqetësimin e tij për trysninë që Serbia ushtron mbi protestuesit.
“Nuk ka dallim të madh mes asaj që po ndodh këtu dhe në Serbi, nëse flasim për presionin që ushtrohet mbi njerëzit”, tha Jovanoviç Cuta.
Lidhur me veprimet e protestuesve ka reaguar edhe deputetja Nestoroviç.
“Unë thjesht nuk mund ta besoj sasinë e agresionit dhe dhunës. Ne jemi i njëjti popull. Ne kujdesemi për popullin serb në çfarëdo territori që ai është. Ky është vendi ynë dhe ne thjesht kemi një interes të përbashkët”, u shpreh Nestoroviç.
Deputetët opozitarë kanë vizituar edhe komunat e tjera në veri të Kosovës, ku serbët mbajnë të bllokuara ndërtesat komunale.
Lini një Përgjigje