TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Qershor 2023, 14:42

"Armiqtë janë të etur për të dëmtuar Serbinë", Orban thirrje Vuçiç: Liro tre policët e Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti
"Armiqtë janë të etur për të dëmtuar
Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiç

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, që të dëgjojë rekomandimin e Budapestit zyrtar dhe t’i kthejë policët e arrestuar të Kosovës në vendin e tyre.

“Me respekt, ju lutem i dashur Aleksandar që ta mendoni mirë këtë. Armiqtë e Serbisë janë të etur për të dëmtuar Serbinë dhe kjo është një situatë dhe rast i tillë që mendoj se do të ishte më mirë që ju të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë për t’i kthyer ata në Kosovë”, tha Obran në Suboticë, gjatë takimit me zyrtarët e lartë të Serbisë.

Ai shtoi se kjo do t’i ndihmonte Serbisë “në kauzën e vet”. “Prandaj, po ju kërkoj që ta mendoni këtë”, tha Orban.

Çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës?

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, më 14 qershor, për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Vendimi është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se bëhet fjalë për rrëmbimin e tyre në territorin e Kosovës, ndërsa Beogradi ka thënë se ata janë arrestuar në territorin serb. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për lirimin e tyre, pa kushte. Këto zhvillime pasojnë tensionet në veri të Kosovës prej 26 majit. Atë ditë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri - të banuara me shumicë serbe - kanë hyrë në ndërtesat komunale, me ndihmën e njësiteve të Policisë së Kosovës. Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme.

orban aleksandar vuçiç

Lini një Përgjigje