TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Qershor 2023, 10:39

"Kryeministri shqiptar kërcënoi Serbinë", mediat në Beograd jehonë mesazhit të Ramës për Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti
"Kryeministri shqiptar kërcënoi Serbinë", mediat
Edi Rama

Mediat në Beograd i kanë bërë jehonë mesazhit të kryeministrit shqiptar Edi Rama drejtuar Serbisë.

Ata kanl theksuar ulitmatumin e Ramës se nëse Serbia nuk i liron së shpejti tre policët e Kosovës të arrestuar së fundmi, kjo do të thotë rikthim në ftohjen e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit.

Më tej B92 shkruan se me këtë reagim Rama po kërcënon hapur Serbinë.

“Sa më gjatë të mbahen tre policët e arrestuar në Serbi dhe edhe nëse kanë kaluar vijën kufitare dhe nuk kanë kryer asnjë krim, gjasat që marrëdhëniet tona dypalëshe të mos bëjnë disa hapa mbrapa zvogëlohen. Kjo mund të jetë java e kthimit. e marrëdhënieve të ftohura mes nesh, nëse nuk do të lirohen!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Tre policë kosovarë janë rrëmbyer në 14 Qershor nga Polica serbe në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviçit në rrugë ilegale.Zyrtarët e policisë Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafë Shemi janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Ky fshat gjendet në komunën e Leposaviçit. 

Nga ana tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë kufitare të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe.

 

rama serbia mediat në beograd

Lini një Përgjigje