TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shkurt 2024, 22:08

Protestë për luftën në Gaza, një burrë i vë flakën vetes përpara ambasadës izraelite në Uashington

Shkruar nga Pamfleti

Protestë për luftën në Gaza, një burrë i vë

Një person në SHBA i ka vënë flakën vetes përpara ambasadës izraelite në Uashington DC, në shenjë proteste ndaj luftës që po bëhet në Gaza.

Sipas asaj që raporton “Sky News”, burri ende i paidentifikuar është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orë 13:00 me atë lokalen, ku pas marrjes së njoftimit forcat zjarrfikëse kanë reaguar menjëherë dhe kanë shuar zjarrin që kishte pushtuar trupin e protestuesit.

Gjithashtu zyrtarët i kërkuan Departamentit të Policisë Metropolitane, asgjësimin me mjete shpërthyese të një makine të dyshimtë që mund të lidhej me individin.

Kujtojmë se prej 7 tetorit, kur ndodhi sulmi terrorist i Hamasit në Izrael, më shumë se 29,600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë vdekur në luftë, sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

uashington

Lini një Përgjigje