TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Nëntor 2023, 17:37

Protestë masive në Spanjë, qytetarët kundër kryeministrit socialist Pedro Sanchez

Shkruar nga Pamfleti

Protestë masive në Spanjë, qytetarët kundër

Rreth 170,000 njerëz kanë dalë në shesh të Madridit duke protestuar kundër ligjit katalanas për amnisti që i ka lejuar kryeministrit Pedro Sanchez të sigurojë një mandat të dytë në detyrë.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe partitë e djathta që kanë kundërshtuar marrëveshjen për formimin e qeverisë.

Vendimi i Sanchez për të rënë dakord me amnistinë e propozuar,  të cilën ai e kishte kundërshtuar në prag të zgjedhjeve, ka zemëruar kundërshtarët e tij politikë, duke e akuzuar për hipokrizi, manovra cinike dhe vënien e mbijetesës së tij politike përpara interesave të vendit.

Ky veprim ka zemëruar gjithashtu shumë spanjollë në të majtë dhe në të djathtë.

Disa protestues mbanin pankarta ku edhe shkruheshin, “ndarja e pushteteve”, “tradhtarët” dhe “jo në emrin tim”, gjithashtu demostruesit brohorisnin “Sánchez të dorëhiqet”.

spanje sanchez proteste

Lini një Përgjigje