
Izraeli deklaroi ditën e djeshme se do të lejonte dy kamionë me karburant në ditë të hyjnë në Rripin e Gazës, por OKB ka hedhur poshtë deklaratën.
Zëdhënësja e UNRWA-s, Juliette Touma tha se Rripi i Gazës ka nevojë urgjente për karburant.
“Ne kemi nevojë urgjente për karburant për operacionet humanitare në të gjithë Rripin e Gazës. Asnjë nga kamionët që kanë ardhur që nga 21 tetori nuk kishte karburant. Ne kemi nevojë për të paktën 120,000 litra karburant çdo ditë nëse UNRWA dhe organizata të tjera të ndihmës humanitare duan të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë për njerëzit në nevojë në Rripin e Gazës”, tha ajo.
Ajo shtoi se 80 mijë civilë kanë nevojë për ndihma, si ushqime dhe veshmbathje.
Lini një Përgjigje