TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Janar 2026, 09:16

Protesta të mëdha në Venezuelë, mbështetësit e Maduros kërkojnë lirimin e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Protesta të mëdha në Venezuelë, mbështetësit e
Protesta të mëdha në Venezuelë

Mijëra mbështetës të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili u kap së bashku me bashkëshorten e tij gjatë operacionit ushtarak amerikan të 3 janarit, protestuan në Karakas duke kërkuar lirimin e tij.

Protesta u mbajt të premten (23/1), në ditën e përvjetorit të 68-të të rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958).

Presidentja e përkohshme e vendit, Delcy Rodríguez, ka kërkuar forcimin e marrëdhënieve me Uashingtonin, por qeveria e saj vazhdon të kërkojë kthimin e Nicolás Maduro-s dhe bashkëshortes së tij, të cilët vijojnë të mbahen të burgosur në Shtetet e Bashkuara.

“Duam të kthehen në atdhe”, shkruhej në një pankartë gjigante të vendosur pranë sheshit O’Leary, në qendër të Karakasit. Marlene Blanco, një kontabiliste 65-vjeçare, e cilësoi arrestimin e Maduro-s si “të paligjshëm” dhe “të padrejtë”.

“Nafta është e jona. Dhe duhet të paguhet ashtu siç duhet”, shtoi ajo, duke iu referuar përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë nën kontroll rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës.

“Triumfi ynë më i madh në këtë moment do të jetë kthimi i presidentit Maduro dhe i (zonjës së parë) Cilia”, deklaroi ministri i Brendshëm, Diosdado Cabello, gjatë tubimit, sipas televizionit shtetëror.

Ai siguroi gjithashtu se presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez gëzon “mbështetjen e plotë të partisë në pushtet”.

protesta venezuele mbështetësit e maduros

Lini një Përgjigje