
Kur janë numëruar rreth 93.42 për qind e votave, partia opozitare Tisza e udhëhequr nga Péter Magyar, ka arritur shumicën absolute duke marrë 138 ulëse, në Kuvendin 199 vendësh...
Procesi i numërimit të votave në Hungari është drjet fundit. Opozita e udhëhequr nga Péter Magyar ka arritur një fitore të pamenduar ndaj partisë në pushtet Fidesz-KDNP, të udhëhequr nga Viktor Orban.
Kur janë numëruar rreth 93.42 për qind e votave, partia opozitare Tisza e udhëhequr nga Péter Magyar, ka arritur shumicën absolute duke marrë 138 ulëse, në Kuvendin 199 vendësh.
Nga lista listat kombëtare në të cilën janë 93 vende; Fidesz-KDNP, e Orbanit ka marrë deri më tani 42 deputetë, ndërsa Tisza e Magyar ka marrë 44 deputetë, kur janë numëruar 91 për qind e votave, për listën kombëtare.
Rezultatet nga lista kombëtare:
Fidesz – KDNP: 42 mandate (
Tisza: 44 mandate
Mi Hazánk (partia e ekstremit të djathtë): 7 mandate
DK (Koalicioni Demokratik): 0 mandate
MKKP (Partia e Qenit me Dy Bishta): 0 mandate
Ndërkohë në listën e zonave individuale (një-anëtarëshe), ku ka 106 vende në dispozicion; partia opozitare Tisza udhëheq dukshëm me 94 mandate, përballë partisë së Orbanit e cila ka marrë vetëm 12 të tilla.
Rezultatet nga listat individuale( një-anëtarëshe):

Fidesz – KDNP: 12 mandate
Tisza: 94 mandate
Mi Hazánk (partia e ekstremit të djathtë: 0 mandate
DK (Koalicioni Demokratik): 0 mandate
MKKP (Partia e Qenit me Dy Bishta): 0 mandate
Rezultati total, ai i listave kombëtare dhe individiuale (një-anëtarëshe), flet për dominimin total të partisë opozitare. Tisza e udhëhequr nga Péter Magyar, pas numërimit të 93 për qind të votave, ka marrë deri më tani 138 deputetë, ndërsa partia e Orbanit ka përfunduar me 54 mandate.
Vlen të theksohet se nurmat mund të ndryshojnë me 1 ose 2 mandatet për shkak se mbeten edhe 7 për qind të votave pa u numëruar, por kjo nuk do të ndikojë në fitoren e partisë opozitare Tisza.
I Urojmë fitore dhe ky Shembull të ndiçet nga të gjitha Shtetet ku Qeverit e tyre kanë më shumë se 8 vite në Pushtet,Pra rrotacioni Politik është i domosdoshëm i shëndetëshëm i nevojshëm për të gjithë Shtetet,kjo i shërben Demokracicë dhe Popullit.