
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka lëshuar një deklaratë të shkurtër në platformën X, duke komentuar negociatat e vazhdueshme për një zgjidhje të përhershme të konfliktit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Duke treguar se janë të gatshëm për të vijuar me bisedimet, Pezeshkian tha se SHBA-ja duhet të braktisë totalitarizmin dhe kështu do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje.
اگر دولت آمریکا دست از تمامیتخواهی بردارد و به حقوق ملت ایران احترام بگذارد حتما راههایی برای دستیابی به توافق پیدا میشود.
— Masoud Pezeshkian (@drpezeshkian) April 12, 2026
به اعضای هیئت مذاکره کننده به ویژه برادر عزیزم آقای دکتر قالیباف خدا قوت میگویم.
“Nëse qeveria amerikane braktis totalitarizmin e saj dhe respekton të drejtat e kombit iranian, me siguri do të gjenden mënyra për të arritur një marrëveshje”, tha Pezeshkian.
Ky mesazh duket si një sinjal publik drejtuar si palës amerikane, ashtu edhe opinionit të brendshëm iranian, duke treguar se Teherani mban derën hapur për dialog, por vendos kushte të forta parimore.
Deklarata e Pezeshkian-it thekson një narrativë të përsëritur nga Teherani: se pengesa kryesore për paqen nuk është Irani, por qasja “unilaterale” të Shteteve të Bashkuara.
Lini një Përgjigje