TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2026, 07:04

Presidencialet në Kolumbi, vriten dy anëtarë të fushatës së kandidatit konservator

Shkruar nga Pamfleti
Presidencialet në Kolumbi, vriten dy anëtarë të
Abelardo de la Espriela, kandidati presidencial

Dy anëtarë të fushatës elektorale të kandidatit konservator për president të Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, u vranë të premten në mbrëmje në juglindje të vendit, vetëm dy javë para zgjedhjeve presidenciale. Lajmi u bë i ditur nga partia e tij “Defensores de la Patria” (“Mbrojtësit e Atdheut”).

Roger Mauricio Devia dhe Fabian Cardona u qëlluan për vdekje nga persona të armatosur në qytetin Kubaral. Sipas deklaratës, katër persona të armatosur me motoçikleta u prenë rrugën viktimave dhe hapën zjarr ndaj tyre.

Devia, ish-kryetar i bashkisë së Kubaralit, koordinonte fushatën e Abelardo de la Espriella në zonë, me ndihmën e Cardonës. Dy viktimat po ktheheshin me motoçikletë nga qyteti Villavicencio kur ndodhi sulmi.

“U vranë në mënyrë mizore”, deklaroi Abelardo de la Espriella në një video mesazh. Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve, por deri tani nuk kanë bërë të ditur nëse dyshimet përqendrohen te ndonjë organizatë e caktuar.

Megjithatë, kandidati presidencial akuzoi një grup disidentësh të ish-Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), pa paraqitur prova për pretendimet e tij.

Sipas sondazheve, Abelardo de la Espriella renditet i dyti përpara raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të 31 majit, pas kandidatit të majtë Ivan Cepeda. Ai ka premtuar një qasje të ashpër ndaj grupeve guerile, bandave kriminale dhe trafikut të drogës. Së fundmi, ai deklaroi se kishte zbuluar një plan për atentat ndaj tij, me përfshirjen e pjesëtarëve të shërbimeve sekrete të vendit.

Kolumbianët do të votojnë pas dy javësh për pasardhësin e presidentit Gustavo Petro. Nëse asnjë kandidat nuk siguron mbi 50% të votave në raundin e parë, presidenti i ri do të zgjidhet në balotazhin e 21 qershorit.

 

kolumbi presidencialet anetaret e stafit

Lini një Përgjigje