Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Modenan, ku një 31-vjeçar me makinë përplasi këmbësorë në qendër të qytetit dhe më pas plagosi edhe një person që tentoi ta ndalonte.
Sipas mediave italiane, autori nuk rezulton të ketë lidhje me organizata terroriste. Ai është identifikuar si Salim El Koudri, shtetas italian me origjinë marokene, i diplomuar në Ekonomi në Itali.
Hetimet paraprake tregojnë se 31-vjeçari kishte kaluar më herët trajtim për probleme psikologjike dhe, sipas televizionit publik italian RAI, kishte shfaqur edhe kohët e fundit çrregullime mendore. Autoritetet thanë gjithashtu se ai nuk ka precedentë penalë.
Prokuroria italiane po heton motivet që e shtynë El Koudri të futej mes këmbësorëve në një nga rrugët kryesore të Modenas, duke plagosur 9 persona. Pas përplasjes, ai doli nga automjeti dhe plagosi edhe një kalimtar që u përpoq ta neutralizonte.
Ngjarja shkaktoi panik në qendër të qytetit, ndërsa autori u ndalua nga qytetarët deri në mbërritjen e policisë.
Presidenti italian Sergio Mattarella reagoi pas incidentit dhe i kërkoi kryebashkiakut të Modenas të falënderojë qytetarët që ndërhynë me guxim për të ndaluar autorin para ndërhyrjes së forcave të rendit.
La vostra risorsa di merda cosa ha combinato oggi pomeriggio a Modena!!!! pic.twitter.com/CmrpAaW7B0
— simone81 (@FSimone81) May 16, 2026
Lini një Përgjigje