TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shtator 2025, 16:06

Policia publikon audion e tmerrit, momenti kur nisi paniku pas vrasjes së Kirk; gjendet arma e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Policia publikon audion e tmerrit, momenti kur nisi paniku pas vrasjes së

Është publikuar një regjistrim i ri i radios së policisë, që pasqyron momentin kur autoritetet u informuan për të shtënat në ngjarjen e Charlie Kirk në Universitetin e Luginës së Utah-s (UVU), Orem.

Sipas regjistrimit, policia përmend për herë të parë incidentin në orën 12:26 të mesditës – rreth gjashtë minuta pas të shtënave.

...është raportuar një individ i qëlluar me armë, pa informacion mbi vendndodhjen e autorit” thotë një oficer në radio.

Më tej njoftohet: UVU në Orem ka një situatë me autor aktiv në eventin e Charlie Kirk. Po marrim shumë telefonata, jemi duke u përpjekur të marrim më shumë informacion”, thuhet aty. 

Minutat e mëtejshme tregojnë konfuzionin e plotë që përfshiu policinë në përpjekjen për të identifikuar vendndodhjen dhe për të ndaluar atentatorin.

Në orën 12:31, një oficere shton: “Të shtëna janë dëgjuar pranë bibliotekës në UVU. Po përpiqen të mbyllin bibliotekën”.

Fulton Library ndodhet rreth 400 metra larg nga vendi ku është qëlluar viktima. Ende nuk është e qartë nëse policia i referohej ndonjë biblioteke tjetër.

Në orën 12:35, po e njëjta oficere përditëson informacionin: “...ndoshta është godina CS, ajo ndodhet në lindje të bibliotekës. Ka veshur xhinse, bluzë të zezë, maskë të zezë dhe është i armatosur me pushkë të gjatë.”

Godina e Shkencave Kompjuterike (CS) ndodhet në verilindje të pozicionit të atentatorit dhe lidhet me të përmes një kalimi 66 metra të gjatë.

Zyrtari i FBI-së, Robert Bohls, deklaroi gjatë një konference për shtyp në Orem se arma e dyshuar si e përdorur në atentatin e një dite më parë është rikuperuar.

Po, kemi rikuperuar atë që besojmë se është arma e përdorur në të shtënat e djeshme… një pushkë me veprim bolt të fuqishëm”, tha ai.

Sipas Bohls, arma u gjet në një zonë pyjore ku dyshohet se është larguar autori pas atentatit. Ai shtoi gjithashtu se janë zbuluar edhe “gjurmë të pëllëmbës dhe parakrahut për analizim”, por autori vijon të jetë në arrati.

Lini një Përgjigje