TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shtator 2025, 10:39

Aleati i Trump u ekzekutua kur po mbante fjalim, a është ky vrasësi i Charlie Kirk (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Aleati i Trump u ekzekutua kur po mbante fjalim, a është ky

Charlie Kirk , aktivisti konservator dhe aleati i Donald Trump, u qëllua me një snajper në Utah të SHBA-së, teksa ishte i ftuar në një audiencë me të paktën 3 mijë persona. Autori i sulmit mbetet ende mister, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Autoritetet po shqyrtojnë nga afër videot dhe fotot e një burri që vrapon nga çatia menjëherë pasi Kirk u qëllua me armë zjarri.

Që kur u njoftua vdekja e tij, ndikues dhe emra të mëdhenj në lëvizjen MAGA (“Make America Great Again”) e kanë quajtur atë një “martir” që ra duke mbrojtur vlerat konservatore dhe të krishtera.

Aleati i Trump u ekzekutua kur po mbante fjalim, a është ky

Mbështetësit e Kirk janë të sigurt se kjo është një "vrasje politike".

"A e dini se sa amerikanë transgjinorë kanë qenë autorë të të shtënave masive në 10 vitet e fundit?", dëgjohet të pyesë një person nga publiku, me Charlie Kirk që i jep përgjigjen: "Shumë".

Pastaj i njëjti burrë i tha aktivistit se ishin vetëm 5, dhe Kirk e pyeti: “A po i numërojmë bandat kriminale apo jo?” Këto ishin fjalët e tij të fundit.

Aleati i Trump u ekzekutua kur po mbante fjalim, a është ky

Presidenti Donald Trump njoftoi vdekjen e Kirkut pak kohë më vonë. "I madhi, madje legjendari Charlie Kirk ka vdekur. Askush nuk e kuptoi ose nuk e kishte njohur zemrën e të rinjve të Shteteve të Bashkuara më mirë se Charlie", shkroi presidenti në Truth Social.

Personi i armatosur, i cili po i shmanget kapjes, u fiksua në kamera duke kaluar çatinë e një ndërtese pasi qëlloi 31-vjeçarin Charlie Kirk.

Aleati i Trump u ekzekutua kur po mbante fjalim, a është ky

Të shtënat erdhën nga “një ndërtesë afërsisht 200 metra larg”, sipas universitetit. Autori i ngjarjes qëlloi Charlie Kirk nga një vendndodhje “brenda” kampusit, “ndoshta nga çatia” e një ndërtese, thanë autoritetet lokale.

Lini një Përgjigje