Gazetarja rumune Iulia Damian gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga komuna Borosneu Mare përpak sa nuk u mbyt në ujrat të cilat kishin pushtuar zonën. Gazetarja po transmetonte live pamje nga vendi i ngjarjes teksa uji arrinte deri tek gjuri.
Teksa fliste ajo nisi të ecë kur papritur ra në ujë. Ajo ra brenda ujit për disa sekonda dhe më pas doli në sipërfaqe ku e ndihmoi operatori. Duhet theksuar se uji nuk ishte aq i thellë ajo të humbte brenda saj por ndoshta ajo u pengua në ndonjë pusetë të hapur pasi menjëherë ajo humb në ujin ngjyrë kaf plot me mbeturina dhe barishte. Gazetares iu desha disa sekonda të merrte frymën teksa theksonte se ishte mirë.
“Jam mirë! Sapo mora pak ujë,” tha Iulia Damian menjëherë pas incidentit.
Lini një Përgjigje