TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Qershor 2025, 10:56

Bombardimi i flotës ruse nga Ukriana, vjen reagimi i parë i Moskës: Hakmarrja është e pashmangshme!

Shkruar nga Pamfleti
Bombardimi i flotës ruse nga Ukriana, vjen reagimi i parë i
Dmitry Medvedev dhe Putin

Rusia ka reaguar në lidhje me sulmin me dronë të Ukrainës gjatë fundjavës.

Ish presidenti Dmitry Medvedev, duke iu referuar sulmit të së shtunës në mbrëmje tha se “Hakmarrja është e pashmangshme”.

Një nga aleatët kryesorë të Putinit, dukej sikur thoshte se Rusia do të kundërpërgjigjej, shkruan Sky News.

“Për të gjithë ata që janë të shqetësuar dhe presin hakmarrje. Duhet të shqetësohesh  kjo është cilësi e një personi normal.” Hakmarrja është e pashmangshme.”, postoi në Telegram aleati i Putin.

Medvedev përmendi gjithashtu bisedimet e paqes që nuk sollën shumë përparim këtë javë, por çuan në një shkëmbim tjetër të të burgosurve.

“Negociatat në Stamboll nuk janë të nevojshme për një paqe kompromisi mbi kushte jorealiste të shpikura nga dikush, por për fitoren tonë të shpejtë dhe shkatërrimin e plotë të [qeverisë së Ukrainës]”, theksoi ai.

Ukraina ka ndërmarrë një nga sulmet më të guximshme dhe të suksesshme ndaj forcave ajrore ruse që nga fillimi i luftës. Me një operacion të planifikuar për më shumë se një vit e gjysmë, shërbimi i sigurisë ukrainas (SBU) goditi katër baza ajrore ruse, duke shkaktuar dëme të mëdha në flotën strategjike të aviacionit rus.

Sipas SBU-së, janë goditur 41 avionë, përfshirë bombardues strategjikë Tu-95 dhe Tu-22M3 si dhe një avion zbulues A-50. Eksperti ushtarak Justin Bronk e përshkroi sulmin si një “sukses të jashtëzakonshëm”, që mund të ndikojë ndjeshëm në aftësinë e Rusisë për të kryer sulme të mëdha me raketa kundër qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase.

Baza më e largët e goditur ishte Belaya në rajonin Irkutsk, rreth 4500 km nga kufiri me Ukrainën, shkruan CNN. Ukraina përdori dronë të futur fshehurazi në territorin rus dhe të vendosur pranë bazave ajrore, brenda disa kabinave druri të montuara në kamionë. Dronët, të cilët u lëshuan nga afër me ndihmën e komunikimeve celulare ruse, arritën të shmangin mbrojtjen ajrore ruse dhe të shkatërrojnë objektivat.

Pamjet e verifikuara tregojnë dronë që ngrihen nga kamionët dhe sulmojnë bazat ajrore, ndërsa vetë kamionët shpërthejnë më pas për të zhdukur gjurmët. Sipas burimeve ukrainase, operacioni ka shkaktuar rreth 7 miliardë dollarë dëme.

 

dmitry medvedev bombardimi i flotës ruse

Lini një Përgjigje