TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Qershor 2025, 09:49

7 mld $ dëme/ Publikohen pamjet si Ukraina bombardoi bazat ajrore brenda territorit rus (Video)

Shkruar nga Pamfleti
7 mld $ dëme/ Publikohen pamjet si Ukraina bombardoi bazat ajrore brenda
Ukraina bombardoi bazat ajrore brenda territorit rus

Ukraina ka ndërmarrë një nga sulmet më të guximshme dhe të suksesshme ndaj forcave ajrore ruse që nga fillimi i luftës. Me një operacion të planifikuar për më shumë se një vit e gjysmë, shërbimi i sigurisë ukrainas (SBU) goditi katër baza ajrore ruse, duke shkaktuar dëme të mëdha në flotën strategjike të aviacionit rus, shkruan CNN.

Sipas SBU-së, janë goditur 41 avionë, përfshirë bombardues strategjikë Tu-95 dhe Tu-22M3 si dhe një avion zbulues A-50.

7 mld $ dëme/ Publikohen pamjet si Ukraina bombardoi bazat ajrore brenda

Eksperti ushtarak Justin Bronk e përshkroi sulmin si një “sukses të jashtëzakonshëm”, që mund të ndikojë ndjeshëm në aftësinë e Rusisë për të kryer sulme të mëdha me raketa kundër qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase.

Baza më e largët e goditur ishte Belaya në rajonin Irkutsk, rreth 4500 km nga kufiri me Ukrainën. Ukraina përdori dronë të futur fshehurazi në territorin rus dhe të vendosur pranë bazave ajrore, brenda disa kabinave druri të montuara në kamionë. Dronët, të cilët u lëshuan nga afër me ndihmën e komunikimeve celulare ruse, arritën të shmangin mbrojtjen ajrore ruse dhe të shkatërrojnë objektivat.

7 mld $ dëme/ Publikohen pamjet si Ukraina bombardoi bazat ajrore brenda

Pamjet e verifikuara tregojnë dronë që ngrihen nga kamionët dhe sulmojnë bazat ajrore, ndërsa vetë kamionët shpërthejnë më pas për të zhdukur gjurmët. Sipas burimeve ukrainase, operacioni ka shkaktuar rreth 7 miliardë dollarë dëme.

7 mld $ dëme/ Publikohen pamjet si Ukraina bombardoi bazat ajrore brenda

Ky sulm jo vetëm që tronditi ushtrinë ruse, por edhe nxori në pah dobësitë në sistemin e mbrojtjes ajrore ruse dhe efikasitetin e inteligjencës dhe planifikimit strategjik ukrainas. Presidenti Zelensky e cilësoi këtë si një “operacion brilant” që mund të ndryshojë balancën e luftës. 

Zyrtarët rusë e kanë minimizuar sulmin, duke thënë se sulmet u zmbrapsën në rajonet Ivanovo, Ryazan dhe Amur, por se "disa pjesë të avionëve" u përfshinë nga flakët pas sulmeve në rajonet Murmansk dhe Irkutsk.

Por, ndërsa autoritetet ruse u përpoqën ta minimizonin sulmin, disa blogerë ushtarakë rusë të profilit të lartë kanë qenë të zëshëm në kritikat e tyre.

Rybar, një blog ushtarak rus i profilit të lartë, tha se sulmi shkaktoi një "humbje tragjike për të gjithë flotën ajrore ruse" dhe ishte rezultat i "neglizhencës kriminale".

7 mld $ dëme ukraina bombardoi bazat ajrore

Lini një Përgjigje