TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Gusht 2025, 14:09

Po ndiqnin një mjet lundrues, dy anije luftarake kineze përplasen mes tyre (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Po ndiqnin një mjet lundrues, dy anije luftarake kineze përplasen mes

Dy anije kineze, njëra e marinës dhe tjetra e rojes bregdetare, janë përplasur mes tyre, ndërsa po ndiqnin një tjetër anije, e cila rezultoi se i përkiste Filipineve.

Gjithccka ndodhi në Detin e Kinës Jugore, ndërsa video e publikuar nga Manila, tregon momentin kur dy anijet kineze u përplasën pranë shkëmbinjve të diskutueshëm Scarborough.

Duke cituar një zëdhënës të qeverisë filipinase, ndjekja filloi sepse anija e rojes bregdetare filipinase po shoqëronte anije që transportonin ndihma humanitare për peshkatarët.

“Anija e Rojës Bregdetare Kineze CCG 3104, e cila po ndiqte me shpejtësi të lartë anijen filipinase BRP Suluan, bëri një manovër të rrezikshme pranë pjesës së djathtë të pasme të Suluan, duke rezultuar në një përplasje me anijen luftarake të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze. Si rezultat i përplasjes, CCG 3104 pësoi dëme të konsiderueshme në harkun e saj dhe u bë e papërshtatshme për lundrim”, thuhet nga autoritetet filipinase.

Një zëdhënës i Rojës Bregdetare Kineze konfirmoi ndjekjen, por nuk përmendi përplasjen. “Roja Bregdetare Kineze ka marrë masat e nevojshme në përputhje me ligjin, duke përfshirë monitorimin, presionin, bllokimin dhe kontrollin e anijeve filipinase për t’i larguar ato.”

Lini një Përgjigje