
Musliu kishte punuar me Angelina Vuçiçin, nënën e Aleksandër Vuçiç!
Në Serbi ka plasur një debat i madh ku në qendër është presidenti, Aleksandër Vuçiç dhe besojeni apo jo, i gjithë debati sillet mbi dyshimet se babai i presidenti serb mund të jetë shqiptar.
Media serbe ‘Danas’, raporton se gjithçka filloi kur tabloidi i Millovan Brkiçit publikoi një lajm me titullin; “Fahri Musliu, ai është babai biologjik i Aleksandar Vuçiçit” dhe tashmë thuajse i gjithë Ballkani mendon se ai është babai i vërtetë i Vuçiçit.
Madje disa vite më parë gazetari shqiptar Fahri Musliu vuajti torturat për shkak se disa “gazetarë” serbë përcaktuan me hulumtime reale” se ai është babai i presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjë që ka ndikuar negativisht në jetën e Musliut.
Sikur të mos mjaftonin lajmet e tabloideve si nga Kosova ashtu dhe nga Serbia, raporton ‘Danas’, situata u trazua edhe më shumë kur Vuçiç, krejt pa nevojë doli të përgënjeshtronte zërat, duke thënë se Musliu nuk është babai i tij.
Madje të njëjtën gjë Vuçiç e bëri edhe para disa ditësh, kur kjo ju hodh si akuzë nga opozita serbe në parlament.
“Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara, nuk i kam bërë asgjë buzëve, fajin e ka nëna ime që më lind ashtu. Është çështje gjenetike. Më akuzojnë se Fahrudin Musliu është babai im. Me këtë rast u them se babai im quhet Angjelko Vuçiç, e jo Fahri Musliu”, deklaroi Aleksandër Vuçiç në një intervistë për ‘TV Prva’.
Ndërkohë nga ana tjetër Musliu i tha ‘Danasit’, ndër të tjera, se nuk dëshiron të komentojë për atë që i është thënë Vuçiçit, sepse ai nuk merret me shpifje, kushdo qofshin ato.
“Serbët dhe shqiptarët le të argëtohen me budallallëqe, pasi e kanë në gjak të merren me shpifje dhe jetën e të tjerëve”, tha Musliu për Danas.
Në një intervistë për Danas në vitin 2017, Musliu tha se në emër të tij janë shkruar “një tufë trillime, shpifje, fyerje” dhe se autorët nuk kanë lidhje me realitetin dhe të vërtetën.
Musli sqaroi se portali i Millovan Brkiç ka marrë një pjesë nga libri i tij “Ditari i një shqiptari në Beograd”, ku ai rrëfente në një paragraf se kishte punuar me Angelina Vuçiçin, nënën e Aleksandër Vuçiç dhe më pas gjithçka është përhapur me shpejtësi.
Më tej Musliu shtoi se në tetor të vitit 2014 portali kroat publikoi një intervistë të dhënë nga Predrag Popoviç dhe ish-radikali Ilija Petkoviç, në të cilën thuhej se daja i Vuçiçit ishte ushtarë dhe babai i tij ishte një shqiptar i njohur i Kosovës nga Prizreni, Fahri Musliu.
“Për pesë ditë të plota jam linçuar nga mediat në faqet e portaleve dhe disa gazetave dhe faqeve televizive në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni ku jamë prezantuar si babi i Vuçiçit”, ka shpjeguar Musliu për Danas.
Lini një Përgjigje