TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Nëntor 2024, 22:27

Plani i Brukselit: Ja si 33 trilionë eurot që flenë nëpër banka, do ta shpëtojnë Evropën nga humnera!

Shkruar nga Tony Connelly

Plani i Brukselit: Ja si 33 trilionë eurot që flenë

Bashkimi Evropian është përballur me shumë kriza: pandemia e Covid-19, pushtimi rus i Ukrainës, nevoja për të kaluar në një ekonomi që ka zero emetime ndotëse në atmosferë, dhe përgatitja për zgjerimin e ri.

Kur zyrtarët e BE-së vizituan kohët e fundit Uashingtonit, kreu i Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, u tregoi një tabelë që tregonte produktivitetin e Amerikës gjatë një periudhe 40-vjeçare, krahasuar me atë evropian. Grafiku tregonte se SHBA-të kanë mesatarisht një rritje prej 2 për qind, krahasuar me 1 për qind për Bashkimin Evropian.

“Dallimi është shumë i madh pas 40 vjetësh, si për sa i përket të ardhurave ashtu edhe standardeve të jetesës”- deklaroi Poëell para komitetit të Senatit të SHBA në muajin korrik. “Evropianët nuk ndihen mirë kur e shohin këtë tabelë. Është shumë e qartë se BE-ja ndodhet në një rënie ekonomike relative. Dhe nëse je në rënie ekonomike relative, atëherë ke hyrë edhe në një rënie politike relative. Ndjenja e rënies, është bërë më e fortë”-thotë një zyrtar i pranishëm në atë takim.

Bashkimi Evropian është përballur me shumë kriza: pandemia e Covid-19, pushtimi rus i Ukrainës, nevoja për të kaluar në një ekonomi që ka zero emetime ndotëse në atmosferë, dhe përgatitja për zgjerimin e ri. Që të gjitha këto, në një kohë kur konkurrueshmëria dhe produktiviteti evropian po mbeten pas atyre të SHBA-së dhe Kinës.

Pra ndërsa Evropa duhej që t’i jepte fund rritjes ekonomike të ngadaltë dhe të ishte më konkurrente, krizat e viteve të fundit e kanë bërë edhe më të vështirë atë sfidë. Vitin e kaluar, Komisioni Evropian i kërkoi Mario Draghit, ish-presidentit të BQE-së, një raport analitik dhe udhëzues se çfarë duhej të bëjë Evropa për të qenë në një hap më SHBA-në dhe Kinën, dhe për të përmbushur nevojat aktuale të shpenzimeve.

Raporti i Draghi, i publikuar në shtator, thekson se Evropa duhet të investojë 750-800 miliardë euro në vit, vetëm për të përmbushur nevojat ekzistuese. Bëhet fjalë për shuma të mëdha. Sa për krahasim, gjatë raundit të fundit të negociatave për buxhetin 7-vjeçar të BE-së, vendet anëtare, Parlamenti Evropian dhe Komisioni debatuan shumë për një shtesë prej 50 miliardë eurosh për të arritur marrëveshjen.

Ne vazhdojmë të themi që jemi në këtë udhëkryq, sepse kemi sfida të tjera shtesë si zgjerimi, Ukraina, siguria dhe mbrojtja. Po nga do të vijnë paratë!”- pyet Tony Murphy, presidenti irlandez i Gjykatës Evropiane të Audituesve (ECA). Thirrja e parë do t’i drejtohet vendeve anëtare që të japin kontribute më të mëdha në buxhetin e BE-së.

Po janë edhe burimet e vetë BE-së, përkatësisht detyrimet doganore, faturat e TVSH-së dhe gjobat e vendosura nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED), që i shtojnë të ardhurat në buxhetin e unionit. Por që të dyja këto nuk do të jenë të mjaftueshme.

Shtetet anëtare janë tashmë të zhytura në borxhe, dhe arritja e marrëveshjes për burimet e reja është gjithmonë e vështirë. Ndaj nga tani e në vazhdim, do të dëgjojmë shumë më tepër rreth një koncepti deri tani kompleks dhe të errët: Unioni i Tregjeve të Kapitalit (CMU).

Evropianët mbajnë rreth 33 trilionë euro në llogari bankare. Mendohet që këto para, mund të investohen në mënyrë më produktive në kompanitë evropiane për të nxitur inovacionin dhe për ta ndihmuar BE-në të konkurrojë me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.

Dy realitete e kanë frenuar deri më sot investimin nga kursimtarët e vegjël të BE-së. Së pari, evropianët nuk janë rritur me një kulturë investimi në bursa, në krahasim me qytetarët amerikanë që kanë nevojë të investojnë për pensionet e tyre (ata s’mund të mbështeten vetëm tek shteti), dhe kanë lehtësi në qasjen tek një treg i përbashkët aksionesh në Nju Jork.

Së dyti, sistemi i BE-së për investime është i fragmentuar në 27 tregje aksionesh. Pastaj ka rregulla të ndryshme për taksat, pensionet, falimentimin e kështu me radhë. Për më tepër, ndërsa ka lojtarë me sektorë të avancuar të shërbimeve financiare - Irlanda, Gjermania, Holanda, Franca, Suedia, Danimarka - vendet, sidomos ato në Evropën Lindore dhe Qendrore, kanë operacione shumë më të vogla.

Pse lidhet kjo me konkurrencën e Evropës? Sepse këtë shekull, dhe veçanërisht në SHBA, janë startup-et (kompanitë e reja), ato e kanë nxitur inovacionin dhe rritjen ekonomike. Dhe po ato i drejtohen tregjeve të kapitalit për të mbledhur fonde, dhe jo bankave.

“Realiteti është se sipërmarrësit dhe bizneset në Evropë, kanë më shumë gjasa të kërkojnë financim nga bankat sesa homologët e tyre në Shtetet e Bashkuara”- tha Paschal Donohoe, presidenti i Eurogrupit, që përbëhet nga Ministrave të Financave të unionit, në një mbledhje në Londër në shtator.

Bankat luajnë një rol shumë të rëndësishëm, duke mundësuar funksionimin e tregjeve më të mëdha dhe më likuide. Por ne e dimë që ato janë më konservatore në huadhënie dhe më të fokusuara tek tregjet e brendshme dhe jo ato ndërkombëtare”-shtoi ai.

Një zyrtar i BE-së shtoi: ”Ne kemi një sistem financiar që ishte i mirë për shekullin XX. Por në këtë shekull, gjithçka ka të bëjë me kompanitë e vogla, me rritje të shpejtë dhe që marrin në sy rreziqe. Dhe ky lloj financimi nuk vjen më së miri nga bankat, por nga tregjet e kapitalit”.

Në raportin e tij, Mario Draghi thekson se asnjë kompani me një kapital tregu mbi 100 miliardë euro nuk është krijuar nga e para në Evropë gjatë 50 viteve të fundit. Në të kundërt, në SHBA ekzistojnë 6 korporata me një kapital secila mbi 1 trilion euro.

Problemi nuk është se Evropës i mungojnë idetë apo ambiciet. Ne kemi shumë studiues dhe sipërmarrës të talentuar që depozitojnë patenta. Inovacioni është i bllokuar në fazën tjetër: Ne nuk po arrijmë ta përkthejmë inovacionin në komercializim dhe kompanitë inovative që duan të rriten në Evropë, pengohen në çdo fazë nga rregulloret jo konsistente dhe kufizuese”- thekson Draghi.

Për pasojë, sipërmarrësit evropianë kërkojnë financim nga kapitalistët e SHBA-së dhe më pas i zhvendosin shpesh operacionet e tyre në SHBA për t’u rritur. Disa shtete anëtare të BE-së kanë tregje të sofistikuara kapitali si Holanda, Suedia dhe Danimarka. Por ato nuk mund të konkurrojnë me tregun e kapitalit amerikan.

Ndaj në mars, udhëheqësit e BE-së deklaruan se një bashkim i tregjeve të kapitalit, do t’u “siguronte kompanive evropiane qasje në financime më të larmishme me kosto më të ulëta”, si dhe do t’i lejonte qytetarët  BE-së të investojnë kursimet e tyre. Që nga ajo kohë ka pasur shumë diskutime sesi shtetet anëtare mund të mësojnë nga njëri-tjetri dhe si të fillojnë të heqin barrierat për investimet ndërkufitare.

Por ndjeshmëritë kombëtare mbeten një pengesë e madhe. Ka shumë debate rreth mënyrës se si do të funksiononte një treg i harmonizuar i kapitalit. Vendet e Evropës Lindore, frikësohen se nga një bashkim i tregjeve të kapitalit do të përfitonin vetëm shtetet anëtare të cilat tashmë kanë sektorë financiarë të avancuar.

Një nga këto vende, Franca, ka thënë tashmë se dëshiron një organ mbikëqyrës të vetëm të BE-së, që mundësisht ta ketë selinë në Paris. Po ashtu, fitet për një të ashtuquajtur Regjim i të 28-ve. Fala është për një kuadër ligjor të veçantë (opsional) i krijuar nga shtetet anëtare të BE-së, ku ato harmonizojnë rregullat që mund të harmonizojnë - si ligji i korporatave, taksat, falimentimi - dhe më pas do të kishim një hapësirë ​​më të thjeshtë, më tërheqëse për kompanitë dhe investitorët inovativë./Përshtati "Pamfleti" nga “RTE”

Lini një Përgjigje