TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Nëntor 2024, 22:06

Përshkallëzimi i situatës mes Rusisë dhe Ukrainës, Turqia e gatshme për të ndërmjetësuar paqen!

Shkruar nga Pamfleti

Përshkallëzimi i situatës mes Rusisë dhe Ukrainës,

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se Turqia është për një zgjidhje paqësore në Ukrainë dhe është e gatshme të vazhdojë ndërmjetësimin në këtë rrugë.

Ai theksoi gjithashtu se shpreson se ardhja e Donald Trump në pushtet të ndryshojë qasjen e SHBA-së për luftën në Ukrainë dhe sa më shpejtë të arrihet një marrëveshje paqeje.

"Ne jemi të gatshëm të marrim çdo rol ndërmjetësues midis palëve [në konflikt]. Ne të dy e duam këtë dhe kemi aftësinë për ta bërë këtë. Shpresoj shumë që administrata e re e SHBA-së do të ndërmarrë hapa më të guximshëm dhe më konstruktiv drejt paqes.

Ukraina është fqinji ynë. Rusia është gjithashtu fqinji ynë. Dhe ne duam të ruajmë marrëdhëniet me të dyja. Shpresoj se mund të arrijmë një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur. Kështu do të jemi në gjendje të arrijmë paqen në tërësi, planeti po pret", tha Erdogan. 

Lini një Përgjigje