
Kreu i zyrës së OKB-së në Liban, Dorothee Klaus, tha se Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) nuk ka "asnjë plan B" për muajin mars, nëse vendet donatore që pezulluan mbështetjen për ta, nuk riaktivizojnë fondet.
Klaus tha se shpreson që vendet donatore të vazhdojnë të dërgojnë fonde në mënyrë që të bëhet e mundur dërgimi i ndihmave pa ndërprerje në kampet e tejmbushuara.
"Shpresojmë që sa më shumë donatorë t'i tregojnë agjencisë se ata janë duke rishqyrtuar ngrirjen e financimit dhe se financimi do t'i rikthehet agjencisë, shpresojmë në një mënyrë të tillë që të mos kemi një problem të fluksit të parave dhe shërbimet vazhdojnë pandërprerë. Ne nuk kemi një plan B”, tha shefi i Libanit Dorothee Klaus.
Kujtojmë se muajin e kaluar, Izraeli akuzoi 12 nga 13,000 punonjësit e UNRWA në Rripin e Gazës për pjesëmarrje në sulmet e 7 tetorit nga Hamasi.
Gjashtëmbëdhjetë vende pezulluan fondet në pritje të një hetimi nga zyra e mbikëqyrjes së OKB-së që zonja Klaus tha se do të ishte gati brenda disa javësh. Në Liban, UNRWA menaxhon 12 kampe për refugjatët, duke ofruar shërbime nga kujdesi shëndetësor dhe shkollimi.
Lini një Përgjigje