TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Maj 2026, 22:00

Pezeshkian mohon zërat për dorëheqje: Vijoj punën dhe jam gati për çdo situatë!

Shkruar nga Pamfleti
Pezeshkian mohon zërat për dorëheqje: Vijoj punën dhe jam
Masoud Pezeshkian

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka hedhur poshtë pretendimet për një largim të mundshëm nga detyra, që qarkulluan së fundmi në media izraelite.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur Irani përballet me vështirësi politike dhe ekonomike, të cilat kanë nxitur spekulime për të ardhmen e qeverisjes në vend.

“Vazhdoj të punoj dhe jam i gatshëm për çdo eventualitet”, deklaroi Pezeshkiani, duke mohuar çdo mundësi dorëheqjeje.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, presidenti iranian u ndal te sfidat me të cilat përballet vendi, duke theksuar se zgjidhja e tyre kërkon angazhimin e të gjithë shoqërisë.

“Nuk është e mundur të përballohen sfidat e mëdha pa kaluar vështirësi”, shkroi ai.

Sipas Pezeshkianit, qytetarët duhet të informohen qartë për realitetin e situatës, në mënyrë që të kontribuojnë në kapërcimin e problemeve.

“Kjo dhimbje e përbashkët nuk do të shërohet kurrë veçmas”, shtoi presidenti iranian.

presidenti i iranit masoud pezeshkian #largim mjekesh

Lini një Përgjigje