
Katari ka dënuar sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Libanit dhe zgjerimin e ofensivës tokësore në jug, duke e përshkruar fushatën si një përshkallëzim serioz dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
“Agresionet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Libanit dhe zgjerimin e fushëveprimit të ndërhyrjes tokësore të ushtrisë pushtuese në jug të vendit dhe shënjestrimin e civilëve, dhe e konsideron atë një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një shkelje flagrante të sovranitetit të Republikës simotër libaneze dhe një shkelje të qartë të rregullave të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, shkroi në një reagim në “X”, Ministria e Jashtme e Katarit.
Ministria i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë, duke i nxitur qeveritë dhe organet ndërkombëtare të ushtrojnë presion mbi Izraelin për të ndaluar sulmet e tij dhe për të siguruar pajtueshmërinë me ligjin ndërkombëtar.
Katari bëri thirrje gjithashtu për llogaridhënie, duke i kërkuar botës që “t’i detyrojë autoritetet pushtuese izraelite të ndalojnë agresionet e tyre të përsëritura ndaj Libanit” dhe të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe detyrimet ligjore.
Lini një Përgjigje