TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shtator 2023, 09:30

Përmbytje në Turqi, Stambolli “pushtohet” nga uji

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytje në Turqi, Stambolli “pushtohet” nga uji

Stuhi të forta shiu kanë goditur Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë, duke shkaktuar përmbytje që lanë pas të paktën tetë viktima. Sipas një deklarate të guvernatorit, në Stamboll, shirat e dendur përmbytën rrugë dhe shtëpi, duke shkaktuar të paktën 2 viktima.

Qindra njerëz u shpëtuan pasi u bllokuan brenda një biblioteke, ndërsa disa stacione metroje u mbyllën. Lumenjtë kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrugë dhe ura, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë.

Uji ka vërshuar në rrugët e Stambollit duke marrë para çdo gjë.

Ndërkohe situata në Greqi nga përmbytjet paraqitet kritike. Pas motit të keq e reshje të mëdha shiu dhe stuhie, shumë qytete dhe fshatra janë përmbytur, ndërsa njerëzit gjenden të vështirësi të mëdha.

Situata dramatike raportohet në fushën e Kardicës, Metamorfosi të Halkidikisë, ku uji arrin në çatitë e shtëpive. Pothuajse të gjitha fshatrat janë nën ujë shkruan Protothema.

Ndërkohë raportohet se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë e cila ka goditur shumë pjesë të Greqisë për më shumë se dy ditë.

Gjithashtu dy persona kanë vdekur dhe 3 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në komunën Tsarevo në Bullgari. Hotelet përgjatë bregut të Detit të Zi u përmbytën dhe u ndërpre energjia për të parandaluar aksidentet.

stuhi greqi turqi bullgari

Lini një Përgjigje