TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shtator 2023, 08:30

Pas zjarreve, Greqia përmbytet/ Tre të vdekur nga stuhitë, niveli i ujit arrin deri në çatitë e shtëpive (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pas zjarreve, Greqia përmbytet/  Tre të vdekur nga stuhitë,
Metamorfosi, Greqi

Pas zjarreve të frikshme që shkaktuan dëme kolosale, Greqia është përfshirë nga një mot i keq me reshje të mëdha shiu dhe stuhi.

Shumë qytete dhe fshatra janë përmbytur, ndërsa njerëzit gjenden të vështirësi të mëdha.

Situata dramatike raportohet në fushën e Kardicës, Metamorfosi të Halkidikisë, ku uji arrin në çatitë e shtëpive. Pothuajse të gjitha fshatrat janë nën ujë shrkuan Protothema.

Njerëzit janë ngjitur mbi çati, ose në vende më të larta për të kërkuar ndihmë.

Është kërkuar ndërhyrja e Forcave të Armatosura, ndërsa po ashtu  kërkohet dhe helikopter për shpëtimin e qytetarëve.

Ndërkohë tre persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë e cila ka goditur shumë pjesë të Greqisë për më shumë se dy ditë.

Dy të sapomartuar austriakë gjithashtu besohet se janë zhdukur  të martën në rajonin e Pelionit.

Volos, Pelion, Skiathos, Evia veriore, Karditsa, Fthiotida dhe Athina u goditën nga fenomene ekstreme të motit të mërkurën, duke shkaktuar probleme të tmerrshme. Megjithatë, dëme janë raportuar edhe në Greqinë jugore, në Argolidë, kryesisht në Epidaur dhe Ermionidë.

Problemet më të mëdha u identifikuan në Thesali, ku katër të pestat e Rrafshit Thesalian pësuan dëmtime të rënda.

Në Volos, bubullimat, vetëtimat dhe reshjet e dendura kanë vijuar me pak ndërprerje. Sipas njoftimeve, kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të shkojë në qytet për të koordinuar përpjekjet për të adresuar problemet.

Pas zjarreve, Greqia përmbytet/  Tre të vdekur nga stuhitë,
Volos, 6 Shtator 2023

Shumë zona të qytetit kishin mbetur pa energji elektrike për më shumë se 30 orë deri në mbrëmjen e vonë të së mërkurës, duke rezultuar në ndërprerjen e furnizimit me ujë. Energjia po rikthehej gradualisht, por për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik, ka të ngjarë që rikuperimi i plotë të marrë pak kohë. Duke qenë se shumë qytetarë nuk kishin akses në ujë të pijshëm, kryebashkiaku u kërkoi njerëzve që të merrnin ujë në shishe nga bashkia, me kusht që të arrinin disi atje. I gjithë fronti bregdetar i qytetit është i rrënuar.

Ndërkohë, Pelioni Verior dhe Jugor u shkëputën nga qyteti i Volosit ndërsa shumë fshatra nuk mund të aksesoheshin për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së pemëve. Ishte e vështirë ose e pamundur afrimi si për zjarrfikëset ashtu edhe për Mbrojtjen Civile, pikërisht sepse rrugët ishin të pakalueshme për shkak të baltës dhe mbeturinave.

Pas zjarreve, Greqia përmbytet/  Tre të vdekur nga stuhitë,

Në Lamia, rrugët kryesore u kthyen në lumenj dhe u mbushën me gurë e mbeturina, duke e bërë praktikisht të pamundur lëvizjen e mjeteve në shumë zona. Dëmet në të mbjellat në shumë zona thuhet se ishin të pallogaritshme. Indikative, në Tempe, sipërfaqe të mëdha toke me të mbjella patate dhe fasule, bajame dhe pjeshkë dhe hardhi ishin nën ujë.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (EMY) ka parashikuar shira të dendur dhe stuhi deri të enjten pasdite në Thesali, ishujt Sporades, Evia veriore dhe pjesë të Greqisë Qendrore qendrore dhe lindore (Sterea Ellada).

 

greqi përmbytje

Lini një Përgjigje