TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shtator 2023, 09:00

Rindizen tensionet në Paris, një 16-vjeçar humb jetën gjatë ndjekjes nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Rindizen tensionet në Paris, një 16-vjeçar humb jetën

Një djalë 16-vjeçari humbi jetën mbrëmjen e kaluar në Paris teksa po përpiqej që me motorin e tij t’i shmangej, policisë, e cila i ishte vënë në ndjekje në rrethinat e kryeqytetit.

Sipas të dhënave paraprake, i mituri nuk i ishte bindur policisë për të ndaluar mjetin për ta kontrolluar dhe ishte larguar me shpejtësi.

Pas disa minuta ndjekjeje, motori i të riut u përplas me një makinë tjetër policie që e kishte rrethuar në Elancourt.

Përplasja ishte tepër e fortë dhe 16 vjeçari mori plagë të rëndë, nga të cilat nuk mundi të mbijetonte, por ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Menjëherë autoritetet nisën hetimet dhe kanë arrestuar 2 policë të përfshirë në ngjarje, pasi iu frikësohen një përsëritje të skenave në fillim të verës, ku protesta të dhunshme pati në të gjithë vendin, pas vrasjes së një të riu nga policia në Nanterres.

Lini një Përgjigje